spot_img
4.8 C
Pristina
02/12/2025

Kujdes me pjatat, ja ushqimet që mund t’ju shkaktojnë ankth

Një proces shumë i rëndësishëm për trupin e njeriut është dhe gjumi.

Mirëpo, ndonjëherë ndodh që gjatë gjumit të përjetohen ankthe, shkruan nzoom.biz.

Siç, dihet ankthet nuk janë diçka e rastësishme që përjetohen tek njerëzit.

Sipas, studimeve një pjesë të ankthit përveç stresit e shkaktojnë dhe ushqimet.

Nëse hani shumë ushqime që kanë erëza ato do të rrisin temperaturën e trupit, duke bërë kështu që t`i kujtoni ëndrrat edhe pasi të zgjoheni dhe të përjetoni ankth.

Konsumimi i ushqimeve që kanë shumë proteina është një tjetër faktor që mund t’iu shkaktojë ankth.

Konsumimi i teprët i ushqimeve para se të shkoni në shtrat e sidomos nëse hani ushqime të nxehta, do zgjoheni pas ëndrrës dhe do ta rikujtoni, duke e shndërruar në ankth për vete.

Prandaj që të shmangni ankthet, duhet të tregoheni të kujdesshëm në përzgjedhjen e ushqimeve që konsumoni, veçanërisht në darkë. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news