spot_img
4.8 C
Pristina
02/12/2025

Leonora Poloska nuk përmbahet: Shpati na bëre pak të padrejtë e këpute zinxhirin…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Paloska, nuk i mban dot lotët gjatë mbledhjes komemorative në Çair për artistin Shpat Kasapi.

Poloska tha se Shpati e ka përmbushur misionin e do të mbetet i paharruar përgjithmonë.

“Me dhimbje të thellë dhe respekt të pa masë përulemi para kujtimit të Shpatit ai ishte shembull i mirësisë, i besës një shpirt që i ndriçonte çdo ambienti ku shkonte”, tha ajo.

Në vazhdim theksoi: “Shpat Kasapi që me zërin e tij të ëmbël preku zemrat e mijëra njerëzve, kjo jetë është e rëndë, por kujtimi yt do të jetojë si një dritë që kurrë nuk fiket të gjithë vijmë në këtë botë dhe të gjithë e kemi nga një mision, Shpat Kasapi na tregoi të gjithëve që edhe me 40 vjet e përmbushi këtë mision, do mbetet i paharruar gjithmonë”.

“Ngushëllime familjes, kolegëve, gjithë shqiptarëve kudo që janë, Shpati na bëre pak të padrejtë e këpute zinxhirin”, shtoi ndër tjerash me lot në sy.

Shpati ndërroi jetë pak ditë më parë nga sulmi në zemër, derisa ndodhej në Itali me familjen. I njëjti u varros në Tetovë, aty ku ka lindur dhe është rritur. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news