spot_img
4.8 C
Pristina
02/12/2025

Mjekët paralajmërojnë: Të rrish dy orë ulur pa ndërprerje mund të jetë po aq e dëmshme sa…

Mjekët po paralajmërojnë për rreziqet e uljes së zgjatur, duke theksuar se dy orë ulje pa ndërprerje mund të kenë efekte të dëmshme për shëndetin që janë të ngjashme me ato që shkakton pirja e një cigareje.

Studimet e fundit tregojnë se kur trupi është i palëvizur për periudha të gjata, qarkullimi i gjakut ngadalësohet dhe metabolizmi preket negativisht.

Kjo sjell një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë rritjen e rrezikut për sëmundje të zemrës, diabet dhe problemet me muskujt dhe kockat.

Ky fenomen është bërë veçanërisht i theksuar gjatë ditëve të punës, kur shumë njerëz kalojnë orë të tëra ulur para kompjuterëve ose duke drejtuar makinën, pa ndërprerje.

Ekspertët rekomandojnë të bëni pauza të shkurtra çdo 30-60 minuta për të qëndruar në këmbë, për të ecur apo për të ndryshuar pozicionin. Këto veprime ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit e zvogëlimin e pasojave të uljes së zgjatur.

Për të minimizuar efektet negative, mjekët këshillojnë të integrojmë aktivitetin fizik në rutinën ditore, si ecje të shkurtra, stretching ose edhe qëndrim në këmbë.

Me rritjen e shqetësimeve për ndikimin e sjelljeve sedentare në shëndet, është e rëndësishme të bëjmë lëvizjen një pjesë të rëndësishme të jetës sonë të përditshme. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news