spot_img
8.8 C
Pristina
05/12/2025

Pse disa nuk mbërrijnë kurrë me kohë? Shkenca ka disa përgjigje befasuese

Vonesa është fenomen i njohur për të gjithë, nga justifikimet klasike “do jem aty për 10 minuta” që shndërrohen në 30, deri tek arsyetime kreative që s’qëndrojnë.

Edhe pse çdo person ka vonuar të paktën një herë, ekziston një kategori njerëzish që janë me vonesë, pavarësisht rrethanave.

Por, çfarë ndodh në mendjen e tyre?

Ekspertët theksojnë se nuk ka vetëm një shkak.

Faktorët mund të variojnë nga menaxhimi i dobët i kohës, prirja për të shtyrë, përjetimi ndryshe i kohës, ankthi apo edhe struktura neurobiologjike.

Studiuesit theksojnë se vonesa e vazhdueshme nuk është mungesë respekti, por dëmton besimin mes njerëzve, pasi çdo takim është një marrëveshje e heshtur.

Si e përjetojnë kohën tipat e ndryshëm të personalitetit?

Në një studim të 2001, psikologu Jeff Conte zbuloi se tipat e personalitetit e ndiejnë kohën në mënyrë të ndryshme. Tipat A (ambiciozë, konkurrues) mendonin se një minutë kishte kaluar pas 58 sekondash, tipat B (kreativë, të qetë) e përjetonin minutën tek 77 sekondat.

Studimi tregoi se shumë detyra njëkohësisht rrisin gjasat për të vonuar, ashtu dhe eksperiencat e fëmijërisë, për ata që jetonin afër shkollës e nënvlerësonin kohën.

Pesë llojet e njerëzve që vonohen gjithmonë

Optimistët – nënvlerësojnë kohën që u duhet. Zgjidhja: dyfishoni kohën që mendoni se ju nevojitet.

Shpirtrat e lirë – nuk lidhen me rutina dhe nuk e shohin vonesën si problem. Zgjidhja: përdorni orë analoge dhe kuptoni ndikimin social të vonesës.

Xhonglerët – bëjnë gjithçka njëkohësisht dhe përfundojnë duke u vonuar. Zgjidhja: vendosni alarme që t’ju ndihmojnë të shkëputeni.

Njerëzit me ritëm të vonshëm ditor – funksionojnë më mirë natën dhe luftojnë me mëngjeset. Zgjidhja: përgatitni gjithçka një natë më parë.

Personat me ADHD dhe neurodivergjencë – përjetojnë “verbëri kohore”, ku koha nuk ndihet njësoj. Nuk është mungesë respekti, por mënyra si funksionon truri i tyre.

Vonesa kronike nuk është gjithmonë në dorën e personit, por njohja e shkaqeve mund të ndihmojë në përmirësimin e sjelljes. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news