Heidi Baci ka bërë një deklaratë të sinqertë dhe me nota ironie lidhur me jetën e saj sentimentale gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Wake Up”.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, e cila u bë protagoniste e një romance të përfolur me Romeo Veshaj, i dha fund lidhjes pak muaj pas daljes nga shtëpia, një ndarje që ndodhi në heshtje, por që tërhoqi vëmendjen e mediave, shkruan nzoom.biz.
Tashmë në krah të Blendi Salajt, Heidi tregoi se ka ndryshuar qasje ndaj dashurisë dhe nuk jep më shumë opinione për çështjet e zemrës.
Ajo shprehu se përvoja personale e ka mësuar ta pranojë gabimet e së shkuarës pa stres dhe me një frymë sportive.
“Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur. Ndonjëherë njerëzit duhet të gabojnë, që pastaj të mësojnë,” tha duke iu referuar eksperiencave të saj personale.
Deklarata e saj tregon pjekurinë dhe reflektimin mbi marrëdhënien, duke i parë gabimet si një proces të domosdoshëm mësimi dhe jo si dështime. Heidi duket e qartë se ka gjetur një mënyrë për të përballuar të shkuarën dhe për të ecur përpara në jetën sentimentale.
Me këtë qasje të re, ish-banorja e Big Brother VIP duket e vendosur të përqendrohet tek vetja dhe të shijojë momentin, duke marrë mësime nga eksperiencat e kaluara dhe duke ndarë një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit e saj. /nzoom.biz/

