spot_img
6.9 C
Pristina
08/12/2025

Fluturo dhe regjistro, del në treg droni 360° me cilësi 8K

Antigravity A1 është një dron inovativ që ofron xhirime 360° në cilësi të lartë 8K.

Ai përdor dy kamera 8K të integruara e sistem kontrolli unik: syzet “Vision Goggles” dhe kontrolluesi “Grip” lejojnë që lëvizjet e dorës të përcaktojnë drejtimin e fluturimit, pa komandat tradicionale, shkruan nzoom.biz.

Në qendër të dronit ndodhet një sensor “dual-lens” 1/1.28 inç, që mund të regjistrojë video 360° në 8K me 30fps, 5.2K me 60fps dhe 4K me 100fps.

Filozofia e tij është: “fluturo më parë, kuadro më pas” – pas regjistrimit, krijuesit mund të rikuadrojnë videot pa humbur kënde, ndërsa stabilizimi “FlowState” siguron lëvizje të qeta dhe të lëmuara edhe në kushte të vështira.

Me peshë 249 gram, droni përmbush rregulloret për pajisje të lehta, ndërsa autonomia arrin deri në 24 minuta me baterinë standarde dhe 39 minuta me baterinë e zgjeruar.

Trenulja e uljes mbron lentën e poshtme dhe mundëson “kuadrin e padukshëm të dronit”.

Soleta dhe propellerët janë të zëvendësueshëm, ndërsa sistemi inteligjent monitoron çdo ndryshim në peshë për të parandaluar modifikime të padrejta.

Përmes aplikacioneve mobile dhe desktop, përdoruesit mund të rikuadrojnë video, të bëjnë korrigjime ngjyrash dhe montazhe të shpejta, madje edhe për rrjete sociale. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news