Një studim i fundit zbulon se të moshuarit që hanë shpesh vetëm përballen me rreziqe të mëdha për shëndetin e tyre.
Ata janë më të prirur ndaj kequshqyerjes, sepse mungesa e motivimit për të përgatitur vakte të shëndetshme shpesh çon në ushqim të pabalancuar, shkruan nzoom.biz.
Përveç kësaj, vetmia ndikon negativisht në humor dhe të rrisë ndjenjën e izolimit social.
Të ngrënit së bashku s’është akt i thjeshtë i ushqimit, por ofron mundësinë për ndërveprim social e mbështetje emocionale, duke ndihmuar në reduktimin e ndjenjës së vetmisë.
Bisedat gjatë vakteve mund të stimulojnë trurin dhe të mbajnë mendjen aktive, duke ndihmuar në parandalimin e rënies së funksioneve njohëse. Përveç përfitimeve sociale, vakte të përbashkëta gjithashtu nxisin zakone ushqimore më të shëndetshme.
Kur ushqehemi me të tjerët, përpiqemi të konsumojmë më shumë larmi ushqimesh dhe të mbajmë porcione më të balancuara. Ky kombinim i ushqimit e ndërveprimit social përmirëson shëndetin dhe cilësinë e jetës për të moshuarit, duke e bërë çdo vakt më shumë se thjesht ushqim, një moment lidhjeje dhe kujdesi.
Prandaj, të ftojmë të moshuarit të hanë së bashku mund të jetë një hap i thjeshtë, por i fuqishëm për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. /nzoom.biz/

