Xherdan Shaqiri ka shënuar një tjetër paraqitje të madhe me Baselin, duke u rikthyer në rolin e protagonistit në fitoren 2–1 në udhëtim ndaj Winterthur.
Sulmuesi kosovar jo vetëm që hapi serinë e golave në këtë sfidë, por ishte edhe lojtari më i rrezikshëm i ndeshjes, shkruan nzoom.biz.
33-vjeçari realizoi golin e parë me goditje të saktë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij, ndërsa në pjesën e dytë fitoi edhe një penallti pas një depërtimi karakteristik, duke treguar edhe një herë se klasi i tij është ende i pakontestueshëm.

Shaqiri u vlerësua me notën 8.3 nga SofaScore, një prej notave më të larta të javës në Superligën e Zvicrës, duke u renditur mes futbollistëve më të mirë të xhiros.
Paraqitja e tij ka gëzuar shumë edhe tifozët e Baselit, të cilët presin që ai të vazhdojë me këtë ritëm dhe të udhëheqë skuadrën drejt rezultateve më të mira.
Forma e mirë e Shaqirit vjen në një periudhë të rëndësishme për klubin, i cili synon rikthimin në garat evropiane. Me kontributin e tij në sulm dhe eksperiencën e madhe ndërkombëtare, Baseli duket të ketë fituar një lider të qartë në fushë. /nzoom.biz/

