Prej vitesh, diskutimi mes birrës dhe verës vazhdon, megjithëse të dyja janë të dashura dhe zgjedhja varet nga preferenca e konsumatorit.
Të dyja përdoren në gatim, kanë përfitime shëndetësore dhe ndryshojnë në përqindje alkooli sipas llojit, shkruan nzoom.biz.
Birra prodhohet nga drithërat si gruri, misri ose orizi dhe përmban hop, që vepron si mbrojtës natyral ndaj mikrobeve.
Ajo është pija më e lashtë alkoolike në botë, me origjinë që daton rreth vitit 9,000 p.K.
Vera, e krijuar nga rrushi i fermentuar, shfaqet më vonë në histori rreth vitit 6,000 p.K.
Në kulturën moderne, ajo lidhet me raste formale dhe evente elegante, ndërsa birra është zgjedhje e përditshme dhe më informale.
Në aspektin e shijes, vera ofron më tepër diversitet falë mijëra varieteteve të rrushit dhe teknikave të prodhimit. Birra, ndonëse e shumëllojshme, ka spekter më të kufizuar shijesh.
Birra është pija më e vjetër alkoolike, prodhohet nga drithërat; vera nga rrushi i fermentuar kurse vera konsiderohet më formale; birra më e përditshme.
Vera ka më shumë variacione aromash dhe shijesh. /nzoom.biz/

