spot_img
6.5 C
Pristina
10/12/2025

Konsumatorët kundër Netflix, padia synon të ndalë blerjen e Warner Bros

Platforma e transmetimit Netflix po përballet me një padi kolektive nga një abonente e HBO Max, e cila synon të bllokojë blerjen e planifikuar prej 72 miliardë dollarësh të Warner Bros Discovery.

Padia argumenton se marrëveshja do të dëmtonte konkurrencën në tregun amerikan të shërbimeve me pagesë, shkruan nzoom.biz.

Disa anëtarë të Kongresit kanë shprehur shqetësime, ndërsa autoritetet rregullatore amerikane pritet të kontrollojnë marrëveshjen për shkak të ligjeve kundër monopoleve.

Ndërkohë, Paramount Skydance ka dorëzuar një ofertë prej 108.4 miliardë dollarësh, duke sfiduar direkt Netflixin.

Blerja e Warner Bros. do të eliminonte një nga rivalët kryesorë, HBO Max, e do t’i siguronte Netflix kontroll mbi marka të mëdha si Harry Potter, DC Comics dhe Game of Thrones.

Netflix e ka quajtur padinë “të pabazë”, duke thënë se është një përpjekje për të tërhequr vëmendje.

Padia është regjistruar si Michelle Fendelender kundër Netflix në Gjykatën Federale të Distriktit Verior të Kalifornisë, dhe po ndiqet nga firma ligjore Bathaee Dunne, e cila ka përvojë në raste të ngjashme kundër kompanive të mëdha të medias. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news