Sezoni i festave nuk sjell vetëm atmosferë magjike dhe takime të ngrohta, por duket se favorizon edhe njohjet e reja romantike për disa shenja të zodiakut.
Sipas astrologut Adama Sesay, pozicioni i Venusit dhe Marsit, planetëve që përfaqësojnë dashurinë e dëshirën, luan rol kyç në rritjen e shanseve për takime të suksesshme gjatë kësaj periudhe.
Binjakët janë ndër më të favorizuarit. Me Shigjetarin që aktivizon energjitë e dashurisë, kjo shenjë ajri ka më shumë shanse të lidhet me njerëz të rinj dhe të bëjë hapin e parë.
Natyrshmëria në biseda dhe gatishmëria për të komunikuar i shtojnë mundësitë për takime interesante, qoftë në mjedise festive apo në aplikacione takimesh.
Shigjetarët kanë periudhë të favorshme. Afërdita dhe Marsi sjellin momente të këndshme dhe takime spontane. Ndërsa kërkojnë argëtim dhe aventura, Shigjetarët krijojnë lidhje të thella ose të shijojnë flirtin dhe eksperiencat e reja gjatë festave.
Bricjapët nuk mbeten pas. Me Venusin dhe Marsin duke kaluar në shenjën e tyre drejt fundit të dhjetorit, kjo shenjë toke ka mundësi për takime të këndshme dhe flirt intim.
Zakonisht të kujdesshëm dhe strategjikë, Bricjapët këtë herë mund të përfitojnë duke u relaksuar dhe duke lënë gjërat të ndodhin natyrshëm.
Në përgjithësi, ky fundvit duket të jetë periudha ideale për Binjakët, Shigjetarët dhe Bricjapët për të përjetuar takime surprizuese, flirt dhe ndoshta dashuri të re, duke shijuar atmosferën festive dhe magjinë e sezonit. /nzoom.biz/

