spot_img
-2.4 C
Pristina
15/12/2025

Alarm! Kimikalet në ushqim të lidhura me rritjen e kancerit

Një raport i ri shkencor paralajmëron se kimikalet sintetike të përdorura në sistemin ushqimor po lidhen me rritjen e rasteve të kancerit, probleme zhvillimore te fëmijët dhe infertilitet, duke dëmtuar njëkohësisht mjedisin dhe bujqësinë.

Sipas raportit, substanca si ftalatet, bisfenolët, pesticidet dhe kimikalet PFAS shkaktojnë një barrë vjetore shëndetësore deri në 2.2 trilionë dollarë, ndërsa dëmet ekologjike shtojnë edhe rreth 640 miliardë dollarë kosto.

Shkencëtarët paralajmërojnë se nëse ekspozimi ndaj kimikaleve që ndërhyjnë në sistemin hormonal vazhdon, deri në fund të shekullit mund të ketë qindra miliona lindje më pak.

Kimikalet gjenden në paketimin e ushqimit, plastika e pesticidet bujqësore, lidhen me kancer, keqformime të lindjes, probleme hormonale e dëmtime të zhvillimit të trurit.

Ekspertët e cilësojnë raportin si një “thirrje për zgjim”, duke theksuar se ndotja kimike është një krizë serioze globale. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news