Studimet e fundit tregojnë se brezi Gen Z po përballet me një lodhje të paparë, më shumë se çdo brez tjetër deri më sot. Dhe jo, kjo nuk është ekzagjerim.
Ekspertët theksojnë se ritmi i jetës moderne, presionet e vazhdueshme dhe ndikimi i teknologjisë kanë bërë që ky brez të ndjejë një lodhje fizike dhe mendore të thellë.
Një nga arsyet është mungesa e gjumit. Përdorimi i tepërt i telefonave e pajisjeve digjitale ndërpret ciklet e gjumit dhe po e bën të pamundur rikuperimin e energjisë.
Ndjenja se puna nuk mbaron kurrë, madje edhe pas orarit, e bën jetën e përditshme stresuese dhe të rraskapitur.
Gen Z përballet me bombardim të përditshëm lajmesh të rënda dhe krizash globale, gjë që ushqen ndjesinë e ankthit dhe përgjegjësisë për të “ndryshuar botën”.
Presioni për t’u krahasuar me jetët e “perfekta” që shihen në rrjete sociale dhe pritshmëritë e larta nga brezat më të vjetër shtojnë barrën emocionale.
Përveç stresit profesional, mungesa e hapësirave ku mund të lidhen e krijojnë komunitet, ndjenja e vetmisë dhe konfuzioni në marrëdhëniet moderne, si dhe telefoni që nuk e lejon mendjen të pushojë, e bëjnë lodhjen edhe më të thellë.
Për shumë të rinj të Gen Z, këto faktorë janë bërë pjesë e rutinës, duke i bërë të ndihen të rraskapitur edhe pa një arsye të dukshme. Nëse u ndjeve i lodhur vetëm duke lexuar listën, ky është një tregues i qartë i realitetit që përjeton brezi i ri i shoqërisë sonë. /nzoom.biz/

