spot_img
-4.2 C
Pristina
31/12/2025

Nga enët e djegura te shkëlqimi, këshilla që funksionojnë

Mbetjet e ushqimit dhe yndyra e djegur janë një problem i shpeshtë në shumë familje, por sipas pastrueses profesionale Lindsay Turford, zgjidhja është më e thjeshtë nga sa mendohet.

Ajo këshillon që në një tigan të djegur të hidhni ujë të vluar, pak detergjent për larjen e enëve dhe gjysmë filxhani uthull alkoolike, shkruan nzoom.biz.

Ena duhet të lihet të qëndrojë për rreth 10 minuta, duke mbajtur ujin të ngrohtë.

Pas kësaj, mbetjet largohen lehtësisht pa pasur nevojë për fërkim.

Falë nivelit të ulët të pH-it, uthulla thyen njollat më kokëforta të yndyrës e ndihmon në dezinfektimin e sipërfaqeve. Ajo përdoret edhe për pastrimin e sobës, mikrovalës dhe çajnikut nga gëlqerja, duke u përzier me ujë në përmasa të barabarta.

Për gotat e turbullta nga uji i fortë, rekomandohet zhytja për disa minuta në ujë me uthull, për t’u kthyer shkëlqimin. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news