spot_img
0.7 C
Pristina
30/12/2025

Studimi: Sa më shumë peshë të shtojnë çiftet, aq më të lumtur janë në marrëdhënie

Një studim i ri ka zbuluar një lidhje interesante mes lumturisë dhe shtimit të peshës në marrëdhëniet e çiftet.

Hulumtimi i realizuar nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin Southern Methodist tregon se çiftet që janë të kënaqur me marrëdhënien kanë tendencë të fitojnë peshë me kalimin e kohës.

Sipas studiuesve, kjo mund të ndodhë për shkak të faktit që partnerët që ndihen emocionalisht të sigurt dhe të ngushëlluar, nuk kanë nevojë të shqetësohen për pamjen e jashtme, duke e lënë hapësirë për t’u fokusuar te lidhja dhe mirëqenia e përbashkët.

Ky fenomen duket të jetë i pranishëm tek ata që kanë një marrëdhënie të fortë dhe stabilizuar. Çiftet që përjetojnë dashuri të thellë dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, kanë tendencën të mos jenë të shqetësuar për ndryshimet fizike që ndodhin gjatë kohës.

Ata e shohin lumturinë e tyre përmes lidhjes emocionale, duke u përqendruar më shumë në cilësinë e kohës së kaluar së bashku sesa në pamjen fizike.

Pesha e shtuar, mund të jetë një pasojë e kësaj sigurie dhe kënaqësie të përbashkët.

Studimi thekson se kjo është tendencë dhe jo një rregull për të gjithë çiftet.

Pesha nuk është tregues i drejtpërdrejtë i lumturisë, por mund të jetë një pasojë e një lidhjeje të fortë dhe një marrëdhënieje të shëndetshme emocionalisht. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news