Një kompani japoneze, Car Mate, do të prezantojë në SHBA një “foli” për pasqyrat anësore të makinave, gjatë panairit CES në janar.
Produkti, i quajtur Zero Wiper Film-Type Side Mirror, u shfaq fillimisht në Japan Mobility Show 2023 dhe premton dukshmëri më të mirë në kushte shiu.
Ai ngjitet direkt mbi pasqyrë dhe bën që pikat e ujit të rrëshqasin pa u kapur në sipërfaqe.
Ai është i përshtatshëm për shumicën e pasqyrave moderne, edhe pse nuk mbulon skajet e jashtme, duke lënë një brez të vogël të dukshëm.
Car Mate pretendon se produkti zgjat deri gjashtë muaj para se të kërkojë zëvendësim.
Çmimi dhe disponueshmëria në SHBA pritet të konfirmohen së shpejti. /nzoom.biz/

