Ndërsa shumica e botës vijon përgatitjet për festimet e fundvitit, disa vende në Paqësor do të jenë të parat që do të hyjnë zyrtarisht në vitin 2026.
Falë pozicionit gjeografik dhe zonave kohore më të avancuara në planet, këto destinacione do ta përjetojnë ndërrimin e viteve disa orë para Evropës dhe Amerikë, shkruan nzoom.biz.
Ishulli Kiritimati, pjesë e shtetit ishullor Kiribati, pritet të jetë vendi i parë i banuar që do të përshëndesë 1 janarin 2026. I vendosur në zonën kohore UTC+14, mesnata atje përkon rreth orës 11:00 sipas orës shqiptare.
Festimet tradicionale nisin menjëherë, të shoqëruara me aktivitete lokale, muzikë dhe ceremoni simbolike.
Pas Kiribatit, viti i ri mbërrin në Ishujt Chatham të Zelandës së Re, të cilët ndodhen në zonën unike kohore UTC+13:45. Vetëm pak minuta më vonë, ndërrimi i viteve festohet në pjesën tjetër të Zelandës së Re, për t’u pasuar nga Samoa dhe Tonga, duke krijuar zinxhir festimesh që lëviz gradualisht drejt perëndimit.
Në vende si Fiji dhe zonat lindore të Australisë, ndërrimi i viteve shoqërohet tradicionalisht me fishekzjarrë spektakolarë, koncerte publike dhe mbledhje familjare. Qytetet dhe komunitetet lokale organizojnë aktivitete festive, duke e kthyer natën e Vitit të Ri në një moment të veçantë si për banorët, ashtu edhe për turistët.
Paqësori hap kapitullin e parë të 2026, festimet vijojnë më pas në gjithë globin. /nzoom.biz/

