spot_img
2.9 C
Pristina
05/01/2026

Dietë tre-ditore pas festave: Si të largoni sheqerin e grumbulluar dhe të rifitoni energjinë?

Pas festave të Vitit të Ri, shumë prej nesh ndjehen më të rënduar dhe shpesh pesha mund të jetë shtuar me 2-3 kilogramë.

Kjo situatë është e zakonshme, nxit dëshirën për një dietë të shpejtë, shkruan nzoom.biz.

Një nga metodat që po bëhet më e njohur është dieta tre-ditore, e cila ndihmon në reduktimin e sheqerit të grumbulluar e përgatit trupin për ritëm të shëndetshëm ushqimi.

Dita nis me mëngjes të thjeshtë: gjizë pa kripë, vezë të ziera dhe lëng limoni me xhinxher.

Pas mëngjesit, një kuadrat çokollatë e zezë dhe për drekë supë qiqrash dhe sallatë jeshile.

Pasdite mund të hani bajame dhe një lëng shege, ndërsa darka përbëhet nga lakër Brukseli me pak djathë dhe oriz me karafil, shoqëruar me çaj mali me rozmarinë.

Dita e dytë fokusohet tek perimet e freskëta dhe proteinat e lehta.

Mëngjesi përmban panxhar, selino dhe xhinxher të shtrydhur, vezë të zier dhe një pjesë avokado. Për drekë një sallatë me thjerëza dhe supë me spinaq.

Pasditja mund të ketë arra Brazili dhe lëng portokalli, ndërsa darka sallatë me lakër, kërpudha të pjekura dhe një çaj me kanellë.

Dita e tretë përqendrohet tek frutat dhe farat. Një lëng molle me rozmarinë dhe suxhuk me kumbulla të thata. Për drekë, supë me panxhar dhe sallatë. Darka përmban kungull dimri puré me gjizë dhe omletë me speca të kuq, plus çaj me sherebelë.

Pas këtyre tre ditëve, ushqimi mund të jetë më i larmishëm, duke përfshirë peshk ose mish, duke shmangur ushqimet e pasura me sheqer. Kjo është mënyrë e thjeshtë për të filluar vitin me ritëm ushqimor më të shëndetshëm e lehtësuar trupin. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news