spot_img
2.9 C
Pristina
05/01/2026

Tesla rrëzohet nga froni, ja kush sundon botën e veturave elektrike

Tesla ka humbur titullin e prodhuesit më të madh të automjeteve elektrike në botë, pasi një kombinim faktorësh – përfshirë kundërshtimin e klientëve ndaj politikave të Musk, skadimin e lehtësimeve tatimore në SHBA dhe konkurrencën e fortë ndërkombëtare ka çuar në ulje të shitjeve për të dytin vit radhazi.

Në vitin 2025, Tesla dorëzoi 1.64 milionë automjete, një rënie prej 9% krahasuar me një vit më parë, shkruan nzoom.biz.

Rivali kinez BYD shiti 2.26 milionë automjete dhe është lideri i ri global i tregut të veturave elektrike. Kjo përmbysje është befasuese për Elon i cili dikur kishte përçmuar BYD-në, ndërsa rritja e Teslës dukej e pandalshme, duke i mundësuar të thyejë konkurrentët tradicionalë dhe të bëhej njeriu më i pasur në botë.

Musku ka theksuar se rënia e shitjeve të automjeteve nuk është më shqetësuese, sepse e ardhmja e kompanisë qëndron te shërbimi i robotaksive pa shofer, biznesi i ruajtjes së energjisë dhe ndërtimi i robotëve për shtëpi dhe fabrika. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news