Nëse ndjenjat janë të pastra, të vetëdijshme e të sinqerta, asgjë nuk është e gabuar.
Është normale që mendimi për një puthje të lindë që në momentet e para të një takimi.
Kur jeni duke kaluar bukur, biseda rrjedh natyrshëm e ndjeni shkëndija mes jush, pse jo?
Zbuloni nëse ka kimi
Edhe pse mund të keni gjëra të përbashkëta, një puthje mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse ekziston potencial romantik apo lidhje platonike. Nëse puthja është po aq e këndshme sa edhe vetë takimi, kjo mund të jetë shenjë e mirë se energjitë dhe stilet tuaja përputhen.
Shijoni momentin
Një tjetër arsye pse shumë njerëz zgjedhin të puthen në takimin e parë është fakti se puthja është e bukur. Kur një takim i parë ka qenë i këndshëm dhe interesante, përfundimi i mbrëmjes me një puthje mund të jetë perfekte për t’i dhënë “pikëçuditëse” përvojës.
Lëreni vend për takimin e radhës
Ata që janë kundër puthjeve në takimin e parë besojnë se “më pak është më shumë”. Edhe nëse keni kaluar një kohë shumë të mirë, ndonjëherë lënia e pak misterit mund ta bëjë personin tjetër të dëshirojë më shumë dhe ta motivojë drejt një takimi të dytë.
Besoni instinktit tuaj
Kur vjen puna te puthja, vendimi është i juaji. Asnjë takim nuk është i njëjtë dhe ka shumë faktorë që ndikojnë: vendi, ora, atmosfera apo edhe moti. Prandaj, çelësi është t’i besoni instinktit e të veproni sipas asaj që ndjeni në atë moment. /nzoom.biz/

