spot_img
3.7 C
Pristina
07/01/2026

E tepruat me ushqimin për Vitin e Ri? Kjo pije e thjeshtë qetëson stomakun që sot

Vaktet e bollshme festive sjellin probleme me tretjen, si fryrja dhe kapsllëku.

Për t’i lehtësuar këto shqetësime, mjeku John Valentine propozon një pije natyrale dhe shumë të thjeshtë për përmirësimin e funksionit të zorrëve.

Si përgatitet pija?

Zieni një filxhan ujë, shtoni majë kripe deti, sheqer. Lëreni të vlojë pesë minuta, hiqeni nga zjarri e shtoni lëngun e gjysmës së një limoni. Rekomandohet të pihet esëll në mëngjes.

Sipas mjekut, kripa krijon efekt osmotik që ndihmon zbutjen e përmbajtjes së zorrëve, ndërsa acidi citrik i limonit stimulon tretjen dhe redukton fryrjen. Rezultatet mund të ndihen pas disa ditësh përdorimi.

Paralajmërim

Kjo pije nuk rekomandohet për personat me probleme të veshkave apo ata që duhet të kufizojnë marrjen e kripës.

Duhet shmangur përdorimi i tretësirave të gatshme me përmbajtje të lartë natriumi. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news