Në ditët e fundit, në rrjetet zyrtare janë publikuar disa pamje nga dhoma e rrëfimit, ku banorët ndajnë emocionet dhe përjetimet e tyre brenda shtëpisë.
Vëmendje të veçantë ka tërhequr një video e Mirit, i cili shfaqet i prekur e me lot në sy pas ndarjes nga Selin në krevat, si pasojë e dërgimit të tij në Akuarium, shkruan nzoom.biz.
“Nuk duhej të kisha ardhur këtu, të paktën jo sot. Ajo mori një letër nga babai i saj. Është një njeri i jashtëzakonshëm dhe e dua shumë. E gjithë shtëpia kërkoi që të ndaheshim nga krevati dhe kështu ndodhi,” u shpreh ai.
Gjatë spektaklit të së shtunës, Selinit iu lexua një letër nga i ati, në të cilën ai ndau mendimet dhe vlerësimet për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në letër u përmend edhe situata e krijuar mes saj dhe Mirit. Edhe pse pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e tij, referenca ndaj ndarjes së krevatit ishte e qartë.
Marrëdhënia mes dy banorëve ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, duke nxitur diskutime dhe debate të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj. /nzoom.biz/

