spot_img
-6.8 C
Pristina
09/01/2026

Nga pushimet te rutina, si ta përballoni pa stres javën e parë?

Pas pushimeve të fundvitit, shumë persona përjetojnë ndjesi lodhjeje, shqetësimi dhe pasigurie për rikthimin në rutinën e përditshme të punës.

Psikologët shpjegojnë se kjo gjendje, e njohur si “ankthi i së dielës”, është reagim i zakonshëm e lidhet me përgatitjen mendore për javën që nis, më shumë sesa me mungesën e motivimit apo dëshirës për të punuar.

Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, një nga mënyrat më efektive për ta lehtësuar këtë ndjesi është krijimi i një kalimi gradual mes fundjavës dhe angazhimeve profesionale.

Planifikimi i detyrave kryesore, shmangia e angazhimeve intensive të dielën dhe përgatitja e gjërave bazë për ditën e hënë ndihmojnë në uljen e stresit dhe ngarkesës mendore.

Një rol të rëndësishëm luajnë edhe aktivitetet qetësuese. Ushtrimet fizike, apo koha cilësore me miq e familjarë ndihmojnë në largimin e mendimeve shqetësuese.

Shkrimi i detyrave dhe shqetësimeve para gjumit ndihmon në përmirësimin e cilësisë së pushimit dhe qartësimin e mendimeve.

Që ditët e para pas pushimeve të shfrytëzohen për një rikthim të ngadaltë.

Fillimi me detyra të vogla dhe të realizueshme krijon ndjesinë e suksesit dhe ul presionin.

Ulja e pritshmërive dhe fokusimi në organizim, në vend të produktivitetit maksimal, ndihmon në shmangien e mbingarkesës.

Me planifikim, vetëdije dhe kujdes ndaj vetes, rikthimi në rutinë mund të jetë më i qetë dhe më i balancuar. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news