spot_img
3.7 C
Pristina
07/01/2026

Nisje e mbarë e lojtarëve të Kosovës në vitin më të rëndësishëm

Fundi i vitit 2025 dhe nisja e 2026 kanë qenë pozitive për disa prej futbollistëve kryesorë të Përfaqësueses së Kosovës, që po shfaqin formë të mirë me klubet e tyre.

Kapiteni Amir Rrahmani dhe zëvendëskapiteni Vedat Muriqi shënuan gola të dielën për Napolin, përkatësisht Mallorcan. Për Muriqin ishte goli i dhjetë në La Liga këtë edicion, ndërsa Rrahmani realizoi golin e parë sezonal në Serie A.

Edhe pse Napoli fitoi dhe Mallorca u mposht, lojtarët u vlerësuan për paraqitjet e tyre.

Forma e tyre, ashtu si edhe ajo e Edon Zhegrovës, Mërgim Vojvodës dhe portierit Arijanet Muriq, është një sinjal pozitiv për Kosovën para sfidave vendimtare të marsit.

Kosova më 26 mars përballet me Sllovakinë në Bratislavë në gjysmëfinalen e plejofit për kualifikim në Kupën e Botës. Në rast fitoreje, finalja do të luhet më 31 mars.

Forma e mirë e futbollistëve, sidomos në top-ligat evropiane, i jep shpresë Kosovës për realizimin e ëndrrës historike të kualifikimit. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news