spot_img
3.7 C
Pristina
07/01/2026

Shqetësim për përdoruesit e iPhone, bateritë mund të fryhen gjatë fluturimeve

Një shqetësim i ri ka dalë në pah për modelet më të fundit të iPhone, ku disa përdorues raportojnë se bateritë fryhen gjatë fluturimeve.

Ky fenomen është vërejtur te modelet iPhone 16 Pro Max, iPhone 15, krijojnë rreziqe të mundshme për sigurinë, duke përfshirë mundësinë e zjarreve, shkruan nzoom.biz.

Një përdorues raportoi se iPhone 16 Pro Max u fry gjatë një fluturimi, vetëm pas uljes së aeroplanit problemi u zgjidh. Një tjetër përdorues përjetoi të njëjtën situatë me iPhone 15 gjatë dy fluturimeve të ndryshme, ku fryrja e baterisë u zhduk pas uljes.

Kjo ndodh për shkak të gazit brenda baterisë, i cili s’mund të shkarkohet siç duhet nën presionin e ulët atmosferik të kabinës së avionit. Në aeroplanët më të vjetër, ku presioni i kabinës mund të jetë më i ulët, kjo mund të shkaktojë fryrjen e baterisë.

Nëse ndodheni në një situatë të tillë gjatë fluturimit, është e rëndësishme të njoftoni menjëherë ekuipazhin, pasi rreziku i një zjarri është serioz dhe nuk duhet injoruar.

Përdoruesit e iPhone këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të monitorojnë telefonat për çdo shenjë fryrjeje, veçanërisht gjatë udhëtimeve me ajër. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news