spot_img
3.7 C
Pristina
07/01/2026

Sporti shqiptar në zi/ U përplas nga një makinë, ndahet nga jeta ish-futbollisti

Ka ndërruar jetë Pandeli Opingari, një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të sportit në Vlorë, si pasojë e plagëve të marra në një aksident rrugor.

Opingari, i njohur si një emër i madh në historinë e sportit vlonjat dhe ish-lojtar i Flamurtarit, humbi jetën pas një aksidenti të rëndë në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi më 2 janar, në rrugën “Demokracia”, kur Opingari, 96 vjeç, po kalonte në vijat e bardha të kalimit për këmbësorë dhe u godit nga një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga një 22-vjeçar me inicialet O.A.

I moshuari u dërgua në spital, ku mbeti për disa orë nën kujdesin intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetontem, pas aksidentit, policia arrestoi drejtuesin e mjetit e ka nisur procedurat ligjore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Lajmi i ndarjes nga jeta të Pandeli Opingarit ka shkaktuar dhimbje të madhe në qytetin e Vlorës dhe në komunitetin sportiv.

Ai ishte figurë e njohur jo vetëm si ish-lojtar i Flamurtarit në vitet ’60–’70, por si mësues i edukimit fizik, trajner dhe një emër i çmuar në jetën sportive dhe qytetare të Vlorës.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij e nderonin me emrin “profesor Pompi”, si një simbol i pasionit dhe përkushtimit të tij ndaj sportit dhe edukatës. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news