spot_img
3.7 C
Pristina
07/01/2026

Vëllai i Madh “godet” banorët, çmimi i madh ulet për higjienën

Higjiena në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka qenë prej kohësh një nga temat më të debatuara, si mes banorëve, ashtu edhe në rrjetet sociale.

Ndjekësit e formatit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me mungesën e kujdesit ndaj hapësirave të përbashkëta, duke kritikuar pamjet e çrregullta, dyshemetë e papastra dhe mbeturinat që shpesh janë bërë pjesë e përditshmërisë në shtëpinë luksoze.

Pas disa paralajmërimeveqë nuk u morën seriozisht, Vëllai i Madh ka vendosur të ndërhyjë me masa konkrete. Gjatë mbrëmjes së djeshme, alarmi i shtëpisë u aktivizua dhe banorët u njoftuan për një vendim të rëndësishëm: çmimi prej 173 mijë eurosh është ulur me 2 mijë euro, duke zbritur aktualisht në 171 mijë euro.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim erdhi si pasojë e mungesës së përgjegjësisë kolektive për ruajtjen e higjienës në shtëpi. Vëllai i Madh paralajmëroi se nëse banorët nuk tregojnë kujdes për pastërtinë, ulja e çmimit do të vijojë çdo të diel, duke rritur presionin mbi ta.

Ky veprim synon jo vetëm disiplinimin e banorëve, por edhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëmbajtjes së ambienteve të përbashkëta.

Përveç problemeve me higjienën, banorët janë kritikuar edhe për paraqitjen dhe mungesën e kujdesit personal, çka ka nxitur reagime të shumta negative nga publiku.

Mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të sjellë ndryshimin e shumëpritur brenda shtëpisë dhe do të ndikojë në sjelljen e banorëve në ditët në vijim. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news