Pas dekadash eksperimentimesh, teknologjia e automjeteve pa shofer po shfaq rezultate konkrete në disa qytete amerikane.
Waymo, kompania e Alphabet, operon me m500 automjete autonome, ofron shërbime me pagesë në Atlanta, Los Anxhelos, Zonën e Gjirit të San Franciskos, njofton nzoom.biz.
Tesla ka zgjeruar shërbimin nga Austin në San Francisko, me mbikëqyrje njerëzore, ndërsa Zoox, kompania e Amazon, ofron taksi pa timon në Las Vegas dhe San Francisko.
Edhe pse përdoruesit mbeten skeptikë, tre të katërtat e amerikanëve nuk kanë besim të madh te taksitë pa shofer – ata që i përdorin raportojnë eksperienca pozitive.
Waymo ka mbi 1 milion përdorues aktivë mujorë, një rritje dhjetëfish në dy vitet e fundit.
Automjetet autonome përdorin sensorë, kamera, radarë dhe inteligjencë artificiale për t’u përballur me trafikun, motin dhe situatat e paparashikueshme. Waymo shkakton 88% më pak dëme dhe 92% më pak lëndime trupore krahasuar me mesataren njerëzore.
Kostot e larta të automjeteve mbeten sfidë, rregulloret federale dhe lokale janë në zhvillim.
Taksitë autonome pritet të bashkëjetojnë me ato tradicionale, duke u bërë alternativa më e sigurt dhe më e përballueshme.
Waymo, Tesla dhe Zoox po investojnë miliarda dollarë për të konsoliduar pozicionin e tyre në këtë treg në rritje. /nzoom.biz/

