spot_img
3.7 C
Pristina
07/01/2026

Pse janari konsiderohet si muaji më depresiv?

Janari konsiderohet si muaji më depresiv në kalendar.

Sipas statistikave në këtë muaj ndodhin numri më i madh i vetëvrasjeve, divorceve e shumë njerëz janë keq financiarisht në këtë muaj.

Cilat janë arsyet që e bëjnë këtë muaj më depresiv dhe si mund të tejkalohet depresioni?

Në depresionin e janarit ndikon e gjithë festa që bëhet në dhjetor për fundvit.

Entuziazmi që ndjejmë ne gjatë muajit dhjetor për të festuar, për të bërë dhurata, për ta marrë pjesë në evente, për ta mbyllur vitin, qoftë në punë qoftë ne jetën personale, na merr shumë energji dhe mungesa e energjisë së shpenzuar fillon të vërehet në janar.

Janari është muaji ku dita është e shkurtër, nata më e gjatë dhe mungesa e dritës ndikon në çlirimin e menatoninës që është hormon që na bën të ndihemi të lodhur, të përgjumur.

Në depresionin e janarit ndikon edhe gjendja ekonomike.

E dimë që shpenzimet e pakontrolluara në dhjetor reflektohen dhe të gjitha e bëjnë janarin të duket i gjatë, që do të thotë se nuk kemi financa të mira, nuk kemi energji, po fillojmë një vit ku nuk e kemi të qartë se çfarë duam prej vetes, na duhet edhe një vetëreflektim.

Kjo nuk përjetohet nga të gjithë njësoj, por pë rata që e përjetojnë duhet të bëjnë diçka që të mos e ndiejnë janarin depresiv.

Për të shmangur depresionin duhet që njerëzit të jenë sa më shumë aktivë. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news