spot_img
3.7 C
Pristina
07/01/2026

TikTok po planifikon bonuse më të mëdha gjatë vitit 2026

ByteDance, kompania e TikTok, planifikon të rrisë shpenzimet për stafin me performancë të lartë më 2026, sipas një memoje të brendshme të siguruar nga Business Insider.

Kompania synon të shpenzojë rreth 50% më shumë globalisht për bonuse e rritje pagash për punonjësit më të vlerësuar, me qëllim mbajtjen e talenteve, shkruan nzoom.biz.

Përfitimet nuk do të jenë për të gjithë, por vetëm për ata që kalojnë pragje të caktuara në vlerësimet vjetore të performancës. ByteDance njoftoi se investon 35% më shumë në bonuse për punonjësit që përmbushin ose tejkalojnë pritshmëritë.

Një pjesë më e madhe e shpërblimeve do të jepet në para të gatshme, ndërsa periudha e “vesting”-ut për aksionet do të shkurtohet nga katër në tre vjet.

Paralelisht, kompania do të ristrukturojë pozicionet e punës në 10 nivele të reja dhe do të vendosë standarde më të larta performance.

Këto masa vijnë në një moment ndryshimesh për TikTok, teksa një pjesë e biznesit në SHBA pritet të ndahet në një sipërmarrje të përbashkët me investitorët. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news