Nëse të duhet një arsye për t’u ndier mirënjohës që jeton në Europë, mjafton të hedhësh një sy te gjërat që ne i marrim si të mirëqena, por që për miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten ende luks.
Nga kujdesi shëndetësor dhe arsimi, te siguria dhe ekuilibri mes punës dhe jetës private, realiteti europian ofron një standard jetese të ndërtuar mbi të drejta bazë, jo mbi fatin apo privilegjet individuale, shkruan nzoom.biz.
Ja pesë shembuj që e tregojnë qartë këtë kontrast:
1. Kujdes shëndetësor i aksesueshëm për të gjithë
Kujdesi shëndetësor është i garantuar, nuk varet nga vendi i punës. Edhe pse financohet nga taksat, shërbimet bazë janë të përballueshme. Vizitat te mjeku dhe leja e lindjes për nënat dhe baballarët nuk shoqërohen me frikën e falimentimit financiar – ndryshe nga SHBA, ku një emergjencë shëndetësore mund të kthehet në krizë ekonomike.
2. Arsim i lartë i përballueshëm
Universitetet publike janë falas ose me kosto minimale. Studentët përfitojnë ushqime të subvencionuara, transport të lirë, ulje në shërbime. Në SHBA, arsimi i lartë shoqërohet me borxhe afatgjata, duke e bërë diplomimin një barrë financiare për shumë të rinj.
3. Ekuilibër punë–jetë dhe mbrojtje në punë
Pushimet e paguara (zakonisht rreth pesë javë në vit), lejet mjekësore dhe mbrojtja e punonjësve janë standard në Europë. Në SHBA, mungesa e këtyre garancive i detyron shumë familje të bëjnë zgjedhje të vështira mes shëndetit, kohës dhe të ardhurave.
4. Siguri nga dhuna me armë
Për europianët është normale të jetojnë pa frikën nga të shtënat masive. Mundësia që fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të kthehen të sigurt, në SHBA mbetet një luks.
5. Ushqim i freskët dhe i përballueshëm
Buka e freskët, produktet lokale dhe ushqimet bazë me çmime të arsyeshme janë lehtësisht të aksesueshme në Europë. Në SHBA, rritja e çmimeve dhe dominimi i ushqimit të përpunuar e bëjnë ushqimin cilësor një barrë ekonomike për shumë familje. /nzoom.biz/

