spot_img
0.8 C
Pristina
10/01/2026

Kush duhet t’i shmangë sardelet?

Sardelet janë shpesh në menu, veçanërisht gjatë dietave ushqimore, sepse konsiderohen si një nga llojet më të shëndetshme të peshkut.

Janë të pasura me acide yndyrore omega-3, proteina, vitaminë B12 e selen, dhe konsumi i rregullt kontribuon në shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut, shkruan nzoom.biz.

Sipas ekspertëve, një porcion prej 75 gramë sardelesh përmban afërsisht 191 kalori dhe është një nga burimet më të mira natyrore të acideve yndyrore omega-3. Pavarësisht avantazheve të shumta, sardelet e konservuara nuk rekomandohen për të gjithë .

Kush duhet t’i shmangë sardelet?

1.Njerëzit me presion të lartë të gjakut

Veçanërisht ato të konservuara, përmbajnë sasi të mëdha natriumi (kripe). Një konservë mund të përmbajë deri në një të tretën e marrjes së rekomanduar ditore të kripës.

Tek njerëzit me presion të lartë të gjakut, marrja e tepërt e kripës çon në një barrë shtesë për zemrën dhe enët e gjakut. Nëse keni hipertension, kufizoni sasinë ose të zgjidhni sardele me përmbajtje të reduktuar të kripës.

2.Njerëzit që vuajnë nga podagra

Sardelet bëjnë pjesë në ushqimet me përmbajtje të lartë të purinave, substanca që zbërthehen në acid urik. Tek njerëzit që vuajnë nga podagra, nivelet e larta çojnë në inflamacion të dhimbshëm të kyçeve. Peshku me vaj, nuk rekomandohet për njerëzit me podagër ose ata që kanë sulme të shpeshta të kësaj sëmundjeje.

3.Njerëzit e prirur ndaj gurëve në veshka

Një nivel i lartë i acidit kontribuon në formimin e gurëve në veshka. Përveç kësaj, përmbajtja e lartë e natriumit rrit sasinë e kalciumit në urinë, duke rritur rrezikun. Prandaj, ata që kanë ose janë të prirur ndaj gurëve në veshka duhet të shmangin konsumin e shpeshtë të sardeleve. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news