Dimri jep pamje përrallore, por ecja nëpër trotuare të bën të ndihesh sikur çdo hap është një vendim jetik.
Trotuaret nuk janë të pastruara, bora shndërrohet në akull e papritur kupton se çizmet e tua të preferuara janë një detaj i bukur, por pa funksion, shkruan nzoom.biz.
Rrëshqitja kthehet në një “horror” të përditshëm dhe gjithçka ngjan si skenë komedie, vetëm se askush nuk dëshiron të jetë personazhi që rrëzohet para dyqanit.
Këto nuk janë truke estetike, por zgjidhje reale për të qëndruar i sigurt në këmbë dhe për të mos luftuar me akullin si Bambi mbi akull.
Si t’u jepni çizmeve më shumë kapje?
1. Bëni shollën më të ashpër
Këshilla më e thjeshtë është t’i jepni shollës pak strukturë. Nëse çizmet janë të sheshta të lëmuara, rrëshqitja është e pashmangshme. Merrni letër smerili e kaloni disa herë mbi shollë për të krijuar sipërfaqe më të ashpër. Nuk e dëmton pamjen e çizmes, por bën një ndryshim të madh në akull.
2. Sprej silikoni – me kujdes
Spreji silikoni krijon shtresë që kapet më mirë në borë, por duhet përdorur në skajet e shollës, jo në të gjithë sipërfaqen. Nëse aplikohet gabimisht, ka efekt të kundërt.
Pastrimi i shollës para se të dilni nga shtëpia ul ndjeshëm rrezikun e rrëshqitjes.
Truke shtesë që vërtet funksionojnë
✔ Mbulesa gome me thumba
Për stabilitet maksimal, zgjidhja më praktike janë mbulesat prej gome me thumba metalike që vendosen mbi shollë. Nuk janë glamuroze, por janë shpëtim në akull. Hiqen sapo të hyni në ambient të mbyllur, janë të lira, të lehta dhe zënë shumë pak vend në çantë.
✔ Sprej kundër ujit për lëkurë
Një tjetër variant është përdorimi i sprejit që largon ujin. Kur sholla nuk thith lagështi, ruan më gjatë strukturën e nuk bëhet aq rrëshqitëse. Bonus: kjo metodë zgjat jetën e çizmeve.
Në akull, mënyra se si ecni është po aq e rëndësishme sa këpucët që mbani. /nzoom.biz/

