spot_img
-6.8 C
Pristina
13/01/2026

Pse truri ynë është i fiksuar pas mendimeve negative? 3 mënyra për t’i kthyer ato në forcë

A e keni vënë re pse truri arrin të rikujtojë me gjallëri momentet më të pakëndshme nga shumë vite më parë, ndërsa mezi mban mend një kompliment të bukur që e kemi marrë javën e kaluar?

Arsyeja lidhet me prirjen e trurit për t’u kapur pas mendimeve negative sesa atyre pozitive, një fenomen që në psikologji quhet prirja ndaj negativitetit, shkruan nzoom.biz.

Kjo forcohet dhe nga një mekanizëm tjetër shoqërues, të cilin studiuesit e quajnë neutralizimi i ndjenjave negative.

Nëse e përjetoni këtë, është lehtësuese të dini se nuk bëhet fjalë për tipar të veçantë personaliteti, por për një fenomen të dokumentuar në psikologjinë evolucionare.

Kjo do të thotë se gabimi apo poshtërimi i dikurshëm që vazhdoni ta ripërjetoni në mendje, me shumë gjasë nuk është aq “i thellë” sa duket. Kjo prirje është pjesë e “instalimit” bazë të trurit njerëzor, e formësuar nga evolucioni dhe e përforcuar nga stresi modern.

Të kuptuarit pse ndodh kjo është hapi i parë për të ndërprerë ciklin dhe për të rimarrë kontrollin mbi rrëfimin tuaj të brendshëm mendor, shkruan Psychology Today.

Ja 3 arsyet pse truri anon nga negativiteti e çfarë mund të bëni për secilën prej tyre.

1. Truri është zhvilluar për t’i dhënë përparësi mendimeve negative

Shumë kohë para telefonave inteligjentë, afateve e rrjeteve, njerëzit kishin detyrë themelore: të mbijetonin. Kjo kupton vëmendje të shtuar ndaj çdo sinjali që sjell rrezik.

Humbja e një kërcënimi të mundshëm mund të ishte fatale, ndërsa humbja e diçkaje pozitive si një pamje e bukur apo një tingull i këndshëm, rrallë kishte pasoja serioze.

Përgjatë mijëra viteve, kjo ka bërë që truri i njeriut t’u japë përparësi informacioneve negative. Edhe sot, truri përdor të njëjtin “sistem alarmi” të lashtë, duke e trajtuar refuzimin shoqëror, kritikat, frikën financiare apo pasigurinë si kërcënime për mbijetesën.

Studimet tregojnë se amigdala, struktura kyçe e trurit për përpunimin emocional, reagon veçanërisht fort ndaj stimujve kërcënues. Edhe pse aktivizohet si për emocionet pozitive ashtu edhe për ato negative, ajo tregon ndjeshmëri më të madhe kur perceptohet rrezik.

Ju mund të rikujtoni vazhdimisht tonin e ashpër të një kolegu apo një gabim të vogël, edhe pse realisht jeni fizikisht të sigurt.

Në ato momente, është e rëndësishme të kujtoni se truri juaj nuk po përpiqet t’ju torturojë, ai po përpiqet t’ju mbrojë, sipas mënyrës më të mirë që njeh. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news