spot_img
-0.4 C
Pristina
20/01/2026

Juventusi humb në gjykatë, Ronaldo mban milionat

Juventusi ka humbur apelimin për çështjen e pagave të prapambetura ndaj ish-sulmuesit Cristiano Ronaldo.

Një gjykatë pune në Torino ka vendosur që portugezi nuk duhet të kthejë 9.75 milionë eurot e përfituara, ndërsa klubi bardhezi do të mbulojë edhe shpenzimet ligjore prej 80 mijë eurosh, njofton nzoom.biz.

Vendimi lidhet me uljen e pagave gjatë pandemisë COVID-19, për të cilat Ronaldo kishte kërkuar 19.5 milionë euro.

Gjykata konfirmoi vendimin e arbitrazhit të prillit 2024, që i dha atij gjysmën e shumës së kërkuar.

Juventus po shqyrton mundësinë e një apelimi tjetër, megjithëse çështja nuk pritet të ndikojë negativisht në financat e klubit, shuma ishte parashikuar në buxhet. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news