Deklarata “A ke gjak shqiptari?” e bërë nga Rogerti ndaj Malit ka shkaktuar reagime të shumta dhe debat në rrjet.
Fraza, e thënë në një moment tensioni gjatë bisedës, u interpretua nga publiku si një koment me ngarkesë identitare, duke nxitur diskutime të forta mbi mënyrën si përdoren tema të tilla në komunikimin publik, shkruan nzoom.biz.
Disa e panë deklaratën si të papërshtatshme dhe përçarëse, të tjerë e konsideruan një shprehje emocionale të thënë në nerva e sipër. Pati edhe zëra që theksuan se referencat ndaj prejardhjes apo “gjakut” nuk duhet të përdoren si matës vlere apo përkatësie.
Deri tani, as Rogerti dhe as Mali nuk kanë dhënë një sqarim të detajuar publik lidhur me situatën, por momenti ka rikthyer në vëmendje rëndësinë e kujdesit në përdorimin e gjuhës, sidomos kur bëhet fjalë për çështje identiteti.
E, për këtë kanë reaguar edhe disa nga ish-banorët e ‘BBVA’, mes tyre dhe Monika Lubonja.
Për më shumë ndiqeni postimin e aktores së njohur shqiptare. /nzoom.biz/