Familja e Mateos ka reaguar pas diskutimeve të fundit në “Big Brother”, duke publikuar një deklaratë ku shpreh qëndrimin e saj dhe mbështetjen për banorin.
Në reagim familjarët theksojnë se që në fillim kanë respektuar ndjenjat dhe zgjedhjet e Mateos, duke i qëndruar pranë me mirëkuptim dhe mbështetje, deri në momentin kur situata u sqarua plotësisht nga dy palët, shkruan nzoom.biz.
Ata shprehin vlerësim për familjen e Brikenës, duke theksuar korrektësinë e mirëkuptimin e treguar, ndërsa për vetë Brikenën përdorin fjalë pozitive, duke e cilësuar si vajzë të edukuar, të ndjeshme dhe me vlera, e cila ka treguar qetësi në një situatë jo të lehtë për t’u përballuar publikisht.
Familja i uron asaj qetësi shpirtërore dhe suksese në vazhdim të rrugëtimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.
Ata shprehen krenarë për Mateon dhe theksojnë se do të vazhdojnë ta mbështesin pa kushte në çdo vendim që ai merr, duke i qëndruar pranë që të ndihet i qetë dhe i plotësuar.
Deklarata e postuar në Instagram nga familjarët e Mateos:


