Keijsi, ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit nga gara përmes zarfit të zi, një nga vendimet më të forta të këtij edicioni.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme, ai ka zgjedhur të flasë për përvojën e tij dhe arsyet që çuan në këtë vendim, shkruan nzoom.biz.
Keijsi ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku theksoi se nuk është penduar për veprimet e tij gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP 5”.
Pjesë nga intervista:
A mendon që u nxite?
Jo, nuk jam nxitur, por mënyra se si iu drejtua një mashkull një femre nuk ishte e drejtë, një mashkull nuk mund t’i drejtohet një femre ashtu.
Kur hyri zarfi i zi në shtëpi, e kuptove që është për ty?
E dija
Je penduar?
Jo
A mund të kishe bërë diçka ndryshe?
Jo, e kam bërë çdo gjë me koshiencë, si e kam ndjerë që nga dita e parë deri në fund.
E shijove?
Shumë, jashtë mase shumë, një mundësi që të vjen një herë në jetë. Je në izolim, por jo tamam në izolim.
A u mërzite që dole me zarf të zi?
Që dola po, jo me zarf të zi. /nzoom.biz/

