spot_img
12.6 C
Pristina
05/02/2026

Ushqimet që nuk duhen mbajtur asnjëherë në frigorifer!

Shumë besojnë se çdo ushqim ruhet në frigorifer, por kjo nuk është e vërtetë.

Disa produkte, nëse futen prishen më shpejt ose humbasin aromën dhe strukturën e tyre, shkruan nzoom.biz.

Ja disa prej tyre dhe mënyrat më të mira për t’i ruajtur.

Qepët nuk duhet vendosur në frigorifer, pasi lagështia i bën të myken më shpejt.

Ato ruhen në vend të freskët dhe të thatë, larg patateve, me të cilat prishen në kontakt.

Kafeja duhet mbajtur në kavanoz hermetik në një vend të freskët dhe të errët, jo në frigorifer, për të ruajtur aromën dhe për të shmangur shijen e ushqimeve të tjera.

Borziloku ruhet më mirë në ujë të ftohtë si një lule, jo në frigorifer, ku vyshket shpejt.

Vaj ullirit duhet të mbahet jashtë frigoriferit, në vend të errët dhe të freskët, pasi ftohja e humb vetitë dhe e bën të trashë.

Mjalti, nuk prishet kur mbahet i mbyllur në temperaturë ambienti dhe frigoriferi mund të ndryshojë strukturën e tij.

Buka thahet shpejt në frigorifer, ndaj më mirë ruhet jashtë. Avokadot piqen jashtë frigoriferit, ndërsa pjesët e përdorura mund të ruhet pjesërisht në të.

Patatet nuk duhen mbajtur në frigorifer, pasi niseshtja shndërrohet në sheqer, duke ndryshuar shijen; më mirë vendosini në një qese letre në një vend të freskët.

Të ndjekësh këto rregulla të thjeshta ndihmon që ushqimet të ruajnë shijen, aromën dhe strukturën e tyre për më gjatë, duke shmangur humbjen e cilësisë për shkak të frigoriferit. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news