Shumë njerëz përballen me një problem të zakonshëm, e të nënvlerësuar: buzët e thata dhe të plasaritura.
Dermatologët tregojnë se arsyet për këtë gjendje janë të ndryshme, njofton nzoom.biz.
Në shumë raste, buzët e thata janë rezultat i një tendence kronike, veçanërisht tek njerëzit që kanë lëkurë të thatë.
Ekspertët rekomandojnë përdorimin e vajrave të posaçëm për fytyrën, që ndihmojnë në rigjenerimin e lagështisë së humbur. Një tjetër shkak është dehidrimi.
Dermatologët shpjegojnë se lëkura e buzëve është shumë e hollë dhe nuk ka gjëndra djersore, prandaj humbja e ujit është më e madhe se në pjesë të tjera të trupit.
Ajri i thatë dhe mungesa e lagështisë në mjedis ndihmojnë në tharjen e buzëve. Pavarësisht se nuk mund të kontrolloni kushtet klimatike, ka mënyra për t’i mbrojtur ato.
Përdorimi i balsameve mbrojtës, konsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe shmangia e thithjes së buzëve me gjuhë janë hapa të thjeshtë, por efektivë.
Kujdesi i përditshëm dhe përdorimi i produkteve të duhura mund të shmangë që buzët të qëndrojnë të plasaritura për një kohë të gjatë.
Ky problem i zakonshëm ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve, të cilët kërkojnë mënyra për ta parandaluar dhe trajtuar. /nzoom.biz/

