A ndikon vendi ku rritemi në mënyrën se si formohet identiteti ynë?
Kjo është një pyetje që prej vitesh ka ngjallur interes te psikologët, sociologët dhe filozofët, ndërsa studimet e fundit po ofrojnë gjithnjë e më shumë përgjigje konkrete.
Gjenetika luan rol të rëndësishëm në formësimin e individit, por nuk është faktori i vetëm.
ADN-ja e çdo njeriu është unike, nuk ndryshon në varësi të vendit ku jetojmë, megjithatë mënyra si predispozitat shfaqen ndikohet nga mjedisi, kultura dhe përvojat e jetës.
Një analizë mbi binjakët, që përfshiu miliona persona, ka treguar se 50% e dallimeve mes njerëzve shpjegohen nga gjenetika, pjesa tjetër lidhet me faktorë mjedisorë dhe socialë.
Veçanërisht tiparet e personalitetit, si mënyra e të menduarit, komunikimi dhe sjellja, ndikohen fort nga shoqëria dhe kultura ku rritemi.
Kultura formëson mënyrën si individët e perceptojnë veten dhe botën përreth.
Në shoqëritë perëndimore, njerëzit priren ta përkufizojnë veten përmes cilësive personale dhe arritjeve individuale, ndërsa në kultura të tjera theksi vihet më shumë te marrëdhëniet, komuniteti dhe konteksti social.
Studimet tregojnë se faktorë si bindja ndaj autoritetit, niveli i ekstrovertizmit dhe stili i komunikimit ndryshojnë ndjeshëm nga një kulturë në tjetrën.
Këto dallime lidhen me mënyrën se si përvojat e përditshme formësojnë trurin dhe forcojnë rrugët nervore me kalimin e kohës. Identiteti nuk është rezultat i një faktori të vetëm.
Ai formohet nga një ndërthurje komplekse mes natyrës dhe edukimit. Gjenet krijojnë bazën, por mjedisi përcakton mënyrën se si ato zhvillohen dhe shfaqen.
Vendi ku rritemi nuk na përcakton plotësisht, por luan rol kyç në mënyrën si bëhemi ata që jemi, duke ndikuar në personalitetin, sjelljen e mënyrën si e shohim botën. /nzoom.biz/

