spot_img
8.3 C
Pristina
13/02/2026

Çka duhet të fshini nga pajisjet e punës para se të largoheni nga kompania?

Ndryshimi i vendit të punës është një proces që kërkon organizim dhe kujdes deri në detaj.

Pas intervistave, negociimit të ofertës dhe planifikimit të tranzicionit, një hap i rëndësishëm mbetet në hije: pastrimi i të dhënave personale nga pajisjet e punës, shkruan nzoom.biz.

Edhe pse rekomandohet që laptopi apo telefoni i kompanisë të përdoren vetëm për qëllime profesionale, në praktikë kufijtë mes jetës private dhe asaj të punës shpesh zbehen.

Për këtë arsye, përpara largimit, është e nevojshme të kontrolloni me kujdes çdo informacion personal të ruajtur në këto pajisje.

Fshini dokumentet personale si foto, skedarë financiarë apo dokumente tatimore.

Kontrolloni historikun e shfletuesit dhe sigurohuni që të hiqni kërkimet, llogaritë e hapura dhe çdo fjalëkalim të ruajtur automatikisht.

Nëse keni instaluar aplikacione personale, si aplikacione bankare, rrjete sociale apo platforma pagesash, çinstalojini ato dhe dilni nga çdo llogari aktive.

E njëjta gjë vlen edhe për aplikacionet e mesazheve private, që mund të mbeten të aksesueshme nëse nuk hiqen siç duhet.

Një tjetër hap i rëndësishëm është kontrolli i fjalëkalimeve apo i opsioneve “saved passwords” në shfletues. Fshirja mbron të dhënat dhe shmang çdo rrezik të panevojshëm.

Respektoni politikat e kompanisë përpara se të fshini materiale, sidomos dokumente që lidhen me punën. Qëllimi është të largoheni në mënyrë profesionale, duke mbrojtur privatësinë tuaj dhe duke ruajtur integritetin e informacionit të kompanisë. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news