Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ndau një mendim që ka nxitur debate në të gjithë industrinë e teknologjisë.
Ai tha se “Al nuk do t’i zëvendësojë njerëzit, por njerëzit që përdorin Al do t’i zëvendësojnë ata që nuk e përdorin”, njofton nzoom.biz.
Edhe pse kjo deklaratë mund të duket konfuze, kuptimi i saj është i thjeshtë. Altman nuk po thotë që Al do të marrë përsipër punët e njerëzve. Përkundrazi, ai thekson se njerëzit që mësojnë të përdorin Al do të ecin përpara më shpejt se ata që zgjedhin t’i injorojnë ato.
Mesazhi i Altman ka të bëjë me përshtatjen. Meqenëse teknologjia ka ndryshuar gjithmonë mënyrën se si punojmë, dhe Al është shembulli më i fundit.
Al nuk është më e kufizuar vetëm në laboratorë apo kompani të mëdha teknologjike.
Ajo është pjesë e jetës së përditshme, që nga shkrimi i email-eve, krijimi i prezantimeve deri te kërkimi i informacionit, redaktimi i videove dhe analizimi i të dhënave.
Prandaj, njerëzit që kuptojnë se si t’i përdorin këto mjete mund të kursejnë kohë, të punojnë më me efikasitet dhe të përmirësojnë cilësinë e rezultateve të tyre. /nzoom.biz/

