Femrat mund të jenë këmbëngulëse, madje edhe partnerja juaj do të tregojë forcën e femrës duke u përpjekur që shumë punë t’i mbarojë pa ndihmën tuaj.
Në të vërtet gjinia e kundërt ka një listë në mendje për gjërat që kërkon që ju të dini t’i bëni në praninë e saj, shkruan nzoom.biz.
Kjo nuk e ndryshon faktin se ajo do tentojë t’i përfundojë pa ndihmën tuaj punët, por më e mira është të tregoheni të përgatitur për veprimet që ju presin si mashkull që jeni.
Në stilin e jetesës ‘gentleman’ ekziston një guidë e pafund veprimesh me të cilat mund të përmirësoni përditshmërinë tuaj. E nisim hap pas hapi me një guidë të lehtë:
Përdorimi i zgarës
Po flasim për gaz dhe zjarr, dy gjëra me të cilat një femër nuk do të donte të merrej, madje as të gatuante në një të tillë. Nëse në një piknik apo drekë familjare dikush kërkon ndihmë, sigurohuni të jeni vullnetarët e parë në rradhë, pasi ajo e pret këtë gjë prej jush.
Parkimi
Edhe nëse ajo ju ka çuar deri në destinacion, sigurohuni që të jeni ju ata që do bëni parkimin. Asnjë femër nuk ka dëshirë të parkojë edhe nëse është një shofere e mirë, parkimi do të kërkonte durim dhe përqëndrim kur jeni të rrethuar me aq shumë pasqyra.
Të ndryshoni llambat
Asnjëherë nuk do të dëshironte të ishte në kontakt me elektricitetin në një lartësi të tillë. Edhe nëse ju e lejoni, do të zbrisni pikë nga të qenit ‘gentleman”. Më mirë, herën tjetër vëzhgoni me kujdes se çfarë ka që nuk shkon me ndriçimin, dhe rregullojeni atë!
Kontakto profesionistët
Ajo mund të jetë më e mira në përdorimin e shtrydhëses së frutave, përdorimin e lavatriçes apo mjeteve të tjera të shtëpisë. Kur vjen puna për t’i rregulluar ato, atëherë është rradha juaj. Nuk do të dëshironte të kërkonte një profesionist dhe shpeshherë mund të tentoni t’i rregulloni vetë gjërat, por mbani mend se duhet të tregoheni të shpejtë dhe mos hezitoni!
Shoqërojeni për të bërë blerje
E dimë është një nga gjërat më të lodhshme për të bërë, por dikush do duhet të mbajë çantat e pazarit, ndërkohë që ajo kërkon për më shumë gjëra. Kur vjen puna tek ‘shopping’ nuk do të dojë mendimin tuaj, por forcën.
Kujdesi për kopshtin
Mund t’i adhurojë lulet, qoftë edhe ato pak vazo të vendosura në ballkon, por do të harronte të kujdesej për to pothuajse gjithë kohën. Sipas saj, kjo gjë ju takon edhe juve për të bërë, kështuqë filloni mësoni më shumë për lulet dhe nxitoni të kujdeseni për to!
Në udhëtime
Ajo pret që ju të dini si të arrini deri në destinacion, mos të kini frikë të pyesni rrotull. Nuk do të donit të humbisnit rrugën dhe ta bënit atë të ndihej e pasigurtë për ato pak çaste.
Makina
Kujdesi për makinën është i rëndësishëm. Për mendimin e saj, kontrolli i makinës dhe dërgimi në servis, ju takon vetëm juve. /nzoom.biz/

