Prej pak ditësh ka qarkulluar një video e Stenaldos, i cili shfaqet duke i dhënë makinës e dëgjohet edhe zëri i dikujt tjetër, teksa e udhëzon se si të lëvizë.
Pamjet ngjallën shumë kureshtje dhe videoja u bë menjëherë virale, shkruan nzoom.biz.
Ndër komentuesit që zgjodhën të thonin diçka mbi videon, pati nga ata që reaguan të shqetësuar dhe të habitur se si një person i verbër po i jepte makinës.
Të tjerë e mirëkuptuan këtë veprim, por pati edhe nga ata që hamendësuan nëse ai kishte ndonjë përqindje shikimi. Stenaldo ndodhet nën shoqërinë e një personi i cili e udhëzon ku të kalojë. Në video, ai shfaqet duke i dhënë makinës me 50 km/orë, rruga ku ata janë duke kaluar është e drejtë dhe nuk duket të ketë asnjë këmbësor.
Mamaja e Stenaldos, Flutura Mëhilli, ishte e ftuar në “Fan Club” dhe një ndër pyetjet që iu bë lidhej me ato pamje. Ajo u shpreh se kishte qeshur kur e kishte parë atë video dhe se, për të, aty nuk kishte asgjë shqetësuese, pasi Stenaldo, sipas saj, është shumë i guximsh
“JO SE JAM NËNA E STENALDOS, POR KA NJË KURAJO TË PAPARË. KA NJË GUXIM QË UNË SHPESHHERË JAM NDIER SHUMË KEQ NË KUPTIMIN QË, PO THA QË DO TA BËJË E BËN. UNË GJITHMONË ME PJESËN E SHIKIMIT, SE ‘BOBO DO MË VRITET, BOBO DO NDODHË KJO GJË’. MAKINËS, MOTORIT, BIÇIKLETËS, TË TË TREGOJ VIDEO UNË QË KAM, DOMETHËNË QË BIÇIKLETËS SE SI I JEP AI NE HABITEMI. KA NJË FORCË TË PAPARË.
Ai ka qenë pjesë e Top Albania Radio si prezantues, ka marrë pjesë në “The Voice of Albania 4”, si edhe në edicionin e fundit të “Top Fest” me këngën “Flas me Diellin”.
Përveç angazhimit në muzikë dhe media, ai është i përfshirë edhe në çështje sociale dhe aktivitete vullnetare, duke bashkëpunuar me organizata që kanë në fokus përmirësimin e jetës së të tjerëve. /nzoom.biz/

