spot_img
6.6 C
Pristina
16/02/2026

Dion Gallapeni huazohet te klubi që po lufton për titull në Poloni

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni ka ndryshuar ambient në Poloni.

21-vjeçari është huazuar nga Widzew Lodz – që po lufton për mbijetesë – te skuadra që po lufton për titull, Wisla Plock, shkruan nzoom.biz.

Gallapeni i është bashkuar skuadrës së Plock në formë huazimi deri në fund të sezonit, por ekziston një mundësi e blerjes së kartonit të tij për shumën e 700 mijë eurove, raporton gazetari Sacha Tavolieri.

Gallapeni u paraqit në 10 ndeshje në elitën e futbollit polak me Widzew Lodz, nga 21 paraqitje të mundshme, duke shënuar edhe një gol.

Klubi i tij i ri është i dyti në tabelë me 33 pikë, tri më pak se Jagiellonia në vendin e parë, e cila ka edhe një ndeshje më pak. Widzew Lodz është i 15-ti me 23 pikë, një pikë larg zonës së rrezikshme.

Mbrojtësi 21-vjeçar përpos që shkëlqeu në futbollin polak, ai bëri paraqitje të mëdha edhe më kombëtaren e Kosovës në gjysmën e parë të këtij sezoni, duke treguar performanca të mëdha ndaj gjigantëve si Zvicra, Suedia dhe Sllovenia në kualifikimet e Botërorit 2026.

Ai me Kosovën ka nëntë paraqitje, teksa vlera e tij momentale në treg sipas “Transfermarkt”, kap shifrën e 2.5 milionë eurove. Në futbollin polak, Gallapeni u transferua nga Prishtina në verën e vitit 2025, për shumën e 250 mijë eurove. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news