spot_img
6.6 C
Pristina
16/02/2026

Egli Tako flet për foton virale ku u shfaq krah Gjestit në varrimin e vëllait të tij

Egli Tako ishte e ftuar në “Shqipëria Live”, ku ndau detaje nga jeta e saj personale pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë intervistës, ajo foli për raportet me ish-banorët dhe mënyrën si i ka përjetuar muajt pas eksperiencës intensive televizive, shkruan nzoom.biz.

Në një moment të bisedës, moderatorja e pyeti edhe për foton që u bë virale, ku shfaqej pranë Gjestit në një moment të vështirë për të, pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij.

Egli zgjodhi të mos komentojë, duke treguar respekt për dhimbjen e familjes.

“Nuk dua të flas për atë foto. Respektoj dhimbjen e tyre. Di të them se atë ditë vdiq edhe njerëzimi, kështu që nuk dua ta komentoj më gjatë,” u shpreh Egli. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news