Kufjet janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë qoftë duke dëgjuar muzikë në palestër, podkaste gjatë një shëtitjeje apo duke u relaksuar në shtëpi.
Ekspertët paralajmërojnë se ky zakon shkakton dëmtime të përhershme në dëgjim, shkruan nzoom.biz.
Një studim i Ofcom më 2015 zbuloi se një i rritur mesatar kalon 8 orë e 41 minuta në ditë duke konsumuar media ose komunikim digjital, krahasuar me 8 orë e 21 minuta gjumë.
Ky nivel përdorimi mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, ndaj specialistët e veshëve këshillojnë përdorimin e rregullit 60/60.
Anna Mateo, mjeke otorinolaringologe nga Spitali Vall d’Hebron në Barcelonë, shpjegon se kufjet nuk duhet të përdoren më shumë se 60 minuta rresht, dhe volumi nuk duhet të kalojë 60%. Mosrespektimi i këtij rregulli mund të çojë në trauma akustike.
Dëgjimi i tingujve mbi 89 decibel për më shumë se 5 orë në javë mund të shkaktojë humbje të përhershme të dëgjimit ose tringëllimë në veshë.
Lloji i kufjeve është i rëndësishëm. Mateo rekomandon kufje mbi vesh (over-ear) në vend të atyre që futen në vesh, pasi janë më pak irrituese.
Nëse përdorni kufje të vogla (earbuds), mos i ndani kurrë me të tjerët, sepse mund të përhapin infeksione. Gjithashtu, është e rëndësishme që kufjet të pastrohen dhe të mbahen të thata pas çdo përdorimi.
Gjiganti gjerman i teknologjisë, Loewe dhe argjendari i njohur amerikan Jacob & Co. kanë bashkuar forcat dhe kanë prezantuar një seri të kufizuar kufjesh të zbukuruara me diamant. Rezultati i kësaj bashkëpunimi janë dy modele mbresëlënëse kufjesh.
Modeli i parë, i quajtur Ice Diamond, është i punuar nga ar i bardhë 14 karatësh dhe është i zbukuruar me plot 456 diamantë.
Modeli i dytë, Noir Rainbow, përmban gati 16 karatë safirë shumëngjyrësh, të vendosur në ar rozë 14 karatësh. /nzoom.biz/

