spot_img
8.7 C
Pristina
20/02/2026

Aksident rrugor në Turqi, Rey Manaj përfundon në spital

Sulmuesi i Sivassporit, Rey Manaj, u përfshi në një aksident trafiku që shkaktoi dëme materiale në rrugën ‘Bağdat’, mbrëmjen e djeshme.

Raportohet se futbollisti 28-vjeçar është në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan nzoom.biz.

Sipas medieve turke, sulmuesi shqiptar po mbahet nën vëzhgim në spital si masë paraprake, thuhet se ka pësuar dëme materiale në automjetin e tij.

Mediat kane ndare edhe foton nga aksidenti:

Rey Manaj, po e vijon karrierën në Turqi me klubin e Ligës së Parë, Sivasspor. 28-vjeçari lushnjar u largua nga Sharjah FC në Arabinë Saudite pas disa muajve përvojë, për t’u rikthyer sërish në Turqi, po me Sivasspor.

Klubi turk ka konfirmuar se kontrata e Manajt do jetë për tre vite e gjysmë, ndërsa nëse Sivasspor ngjitet në Superligën turke, paga e Manajt do jetë më e lartë.

Ai e filloi karrierën e tij si futbollist në akademinë e të rinjve të Interit.

Gjatë gjithë karrierës ka luajtur për Piacenzan, Cremonesen, Sampdorian, Intern, Pescaran, Pisan, Granadan, Albaceten, Barcelonën B, Barcelonën, ​​​​Spezian, Watford, Sivasspor dhe Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rey ka luajtur edhe 44 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë duke shënuar 10 gola, më i rëndësishmi kundër Serbisë në Leskovac edicionin e kaluar.

Manaj është ndër lojtarët e preferuar të tifozëve të Sivasspor, pasi gjatë dy viteve të kaluara aty luajti 63 ndeshje, shënoi 34 gola dhe dhuroi shtatë asistime. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news