Eric Dane ndërroi jetë në moshën 53-vjeçe, një vit pasi bëri publike diagnozën me Sklerozë Laterale Amiotrofike, e njohur si sëmundja e Lou Gehrig-ut.
Lajmi u konfirmua nga familja e tij, e cila bëri të ditur se u nda nga jeta më 19 shkurt, pas një beteje me sëmundjen, i rrethuar nga bashkëshortja dhe dy vajzat, njofton nzoom.biz.
Dane u bë i famshëm me rolin e Dr. Mark Sloan (i njohur si “McSteamy”) në serialin “Grey’s Anatomy”, ku u shfaq për herë të parë në vitin 2006. Fillimisht rol dytësor, personazhi i tij u kthye shpejt në protagonist falë reagimit të madh të publikut.
Aktori luajti në filma si “Valentine’s Day”, “Marley & Me”, “Burlesque” dhe “Bad Boys: Ride or Die”. Eric Dane lë pas dy vajzat e tij, të cilat, sipas familjes, ishin qendra e botës së tij. /nzoom.biz/

